REKLAMË

Hapësirë e madhe për reklamën tuaj

KOSOVA NDALON TREGTINË E ENERGJISË ELEKTRIKE ME SERBINË, KURTI PARALAJMËRON ASHPËRSIM TË MASAVE

IMG 2782 1024x671
Screenshot

KOSOVA NDALON TREGTINË E ENERGJISË ELEKTRIKE ME SERBINË, KURTI PARALAJMËRON ASHPËRSIM TË MASAVE

Përjashtim për “Elektrosever”, ndërsa Prishtina paralajmëron masa të tjera nëse Beogradi nuk reflekton.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë e regjistruara në Serbi ose me pronarë shtetas serbë. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili e cilësoi këtë masë si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkombëtare të tregtimit të energjisë nga ana e Serbisë.

Nga ky vendim përjashtohet për momentin kompania “Elektrosever”, e cila furnizon me energji elektrike katër komunat në veri të Kosovës.

Kurti paralajmëroi se masat mund të bëhen edhe më të ashpra nëse Beogradi nuk ndryshon qëndrim. Ai përmendi mundësinë e përfshirjes edhe të kompanisë “Elektrosever”, si dhe rishikimin e marrëveshjes së Brukselit për energjinë.

Sipas tij, bllokimi i linjave të interkoneksionit ka shkaktuar mbingarkesa në lidhjet energjetike me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në rritjen e çmimeve dhe vështirësitë për sigurimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, qeveria ka ndërmarrë masa emergjente për një periudhë dymujore. Ato përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të hidrocentralit të Ujmanit, kursimin e energjisë në institucionet publike dhe ndërhyrje të tjera sipas nevojës.

Vendimi parashikon ndalimin e blerjes, shitjes, importit dhe eksportit të energjisë elektrike me Serbinë, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes tranzitit dhe rishitjes në shtete të treta.

REKLAMË

Hapësirë për reklamën tuaj

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *