REKLAMË

Hapësirë e madhe për reklamën tuaj

Ndryshon skema e bonusit të bebeve, ja sa do të përfitojnë familjet deri në 5-vjetorin e fëmijës

Shkruar nga

në

9CF2BF42 B688 495C BF07 EFE9395172AB 1024x683

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend një nga ndryshimet e parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027, që lidhet me mbështetjen financiare për familjet e reja.

Sipas skemës së re, nga 1 korriku 2027 bonusi i bebeve do të zëvendësohet me një pagesë mujore, e cila do të vijojë deri në momentin kur fëmija mbush 5 vjeç.

Mbështetja financiare do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje. Konkretisht, për fëmijën e parë parashikohet një pagesë prej 5 mijë lekësh në muaj, për fëmijën e dytë 7 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë dhe në vijim 10 mijë lekë në muaj.

Në total, gjatë pesë viteve, familjet mund të përfitojnë përkatësisht 300 mijë, 420 mijë dhe 600 mijë lekë, në varësi të rendit të lindjes së fëmijës.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Rama theksoi se synimi i kësaj politike është të lehtësojë barrën financiare të familjeve në vitet e para të rritjes së fëmijëve, duke e shtrirë mbështetjen përtej momentit të lindjes.

Ndryshimi pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, ndërsa kriteret dhe procedurat për përfitimin do të përcaktohen nga aktet përkatëse të zbatimit.

REKLAMË

Hapësirë për reklamën tuaj

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *