REKLAMË

Hapësirë e madhe për reklamën tuaj

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja të karburanteve, nafta jo më shumë se 201 lekë/litër

Shkruar nga

në

IMG 2802 1024x576

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi më 19 nëntor, duke vendosur tavanet maksimale të shitjes për naftën, benzinën dhe gazin.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi i naftës në pikat e shitjes me pakicë nuk duhet të jetë më i lartë se 201 lekë për litër, ndërsa në tregtimin me shumicë çmimi maksimal është përcaktuar në 189 lekë për litër.

Vendimi synon të rregullojë tregun e karburanteve dhe të garantojë zbatimin e çmimeve brenda kufijve të përcaktuar nga autoritetet.

Çmimet e reja do të zbatohen nga sot, 19 nëntor, në të gjithë vendin.

REKLAMË

Hapësirë për reklamën tuaj

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *